Site icon Telegrafi

Kurti priti në takim Grupin për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të shtunën në takim përfaqësuesit e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, të cilët ia prezantuan kryeministrit  kërkesat e tyre në lidhje me mbrojtjen e liqeneve akumuluese gjithandej vendit, kundërshtimin e ndërtimeve afër tij dhe problemet tjera ekologjike në përgjithësi.

Në njoftimin nga Kabineti i Kryeministrit, thuhet se ky grup ka kërkuar takim me Kryeministrin Kurti për t’i shprehur brengat dhe kërkesat e tyre në lidhje me këto çështje.

Kryeministri Kurti ka thënë që dera e tij do të jetë gjithnjë e hapur, prandaj edhe i dëgjoi me vëmendje kërkesat e këtyre qytetarëve.

Ai tha se Gjendja me ujin e pijes nuk është e qëndrushme, prandaj edhe nevoja për liqene artificiale është e madhe.

U diskutua edhe për lumenjtë, brigjet e shtretërit e të cilëve duhet të rregullohen e pastrohen, problemin me shpyllëzimin e maleve, të hidrocentraleve dhe deponive të hapura të mbeturinave.

Tema e ambientit është problem botëror. Shteti i Kosovës duhet të jetë mbrojtës i mjedisit dhe i resurseve natyrore të saj, thuhet në njoftimin nga kabineti i Kryeministrit. /Telegrafi/

Exit mobile version