Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Nuncin Apostolik në Slloveni, imzot Jean Marie Speich, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.
“Biseduan për raportet e mira me Selinë e Shenjtë dhe për gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre. Kryeministri Kurti tha se është i inkurajuar nga gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të avancuar marrëdhëniet bilaterale dhe shtoi se Kosova është e gatshme të ketë një mision të veçantë për Vatikan”, thuhet në njoftim.
Kryeministri e njoftoi Nuncin Apostolik me arritjet dhe sfidat në qeverisje, për menaxhimin e pandemisë, reformat në sistemin e drejtësisë dhe angazhimin e shtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. /Telegrafi/