Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar i prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR), Stephanie Eble, Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang, Shushanik Hakobyan, Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi.
Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se në mes të temave të shumta, ky delegacion e ka përgëzuar kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror.
Tutje në njoftim thuhet se, delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat.
“Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim./Telegrafi/