Site icon Telegrafi

Kurti priti ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Tawfig Al-Rabiah.

Teksa i uroi mirëseardhje ministrit saudit, kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh si dhe shprehu mirënjohje për marrëdhëniet e mira dhe në rritje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Këtë vit shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Gjatë takimit Kryeministrit theksoi rritjen dhe zhvillimin ekonomik që Kosova ka arritur gjatë viteve të fundit, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë, transmeton Telegrafi.

Së bashku diskutuan për për mundësi e investime të reja që do të forconin këtë trend pozitiv, dhe në të njëjtën kohë do të kontribuonin në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore mes dy vendeve.

Kryeministri gjithashtu falënderoi ministrin Al-Rabiah për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Këtu ai veçoi përkrahjen e rezolutave të miratuara nga Organizata për Bashkëpunim Islamik (OIC) që u bëjnë thirrje shteteve anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta njohin atë.

Në këtë takim, krahas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i pranishëm ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version