Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq.
Në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.
U bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e
Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/