Telegrafi

Kurti pritet në zyrë nga disa aktivistë të VV-së

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti I cili sot është liruar nga paraburgimi nga burgu i Lipjanit ka shkuar drejt në selinë e Lëvizjes në lagjen Arbëria.

Në selinë e kësaj lëvizje ai është pritur nga disa aktivistë si Sami Kurteshi, Shemsi Syla, Erzen Vraniqi, babai i Arbnor dhe Astrit Deharit, etj.

Në VV nuk janë parë kryetari Visar Ymeri e as kryetari I Prishtinë Shpend Ahmeti.

Pas arrestimit të Kurtit para Kuvendit të Kosovës në VV kanë shpërthyer një skandal ku deputetja Aida Dërguti ka fyer Kurtin në një bisedë në Viber.

Pas kësaj në mbrojtje të Aidës ka dalë kryetari Ymeri, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë tjerë.