Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut, me të cilët ka diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ai foli për veprimet që ka ndërmarrë qeveria në tri vjetët e fundit të cilat kanë sjellë fryte pozitive e rezultate në përmirësim të sundimit të ligjit, avancim të demokracisë dhe progres socio-ekonomik, progres ky që njihet e faktohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.
Në takim, u bisedua edhe rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogut në Bruksel.
Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 2022. /Telegrafi/