Telegrafi

Kurti pasdite pret në takim Escobarin dhe Donfried

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvilloj sot pasdite takim me Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Donfried pritet të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën për reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-ja, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.

Donfried dhe Escobar do të vizitojnë Kosovën në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/