Telegrafi

Kurti pret mërgimtarët në Kuvend, thotë se duhet t’u lehtësohet procesi i votimit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në Kuvendin e Kosovës mërgimtarë.

Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë.

Sipas tij atyre duhet t’u lehtësohet procesi i votimit, si dhe investimi në ekonominë e Kosovës.

“Dyert e Kuvendit ishin të hapura sot për vizitorët nga mërgata jonë. Dhjetëra familje erdhën aty për t’u takuar me përfaqësuesit tanë ligjorë. Deputetët tanë kanë qenë gjatë gjithë ditës në takim me bashkatdhetarët, e edhe unë shkova sot gjatë ditës, për të kaluar disa orë të këndshme duke biseduar me ta.

Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë. Atyre duhet t’u lehtësohet procesi i votimit, si dhe investimi në ekonominë e Kosovës. Me ardhjen e qeverisë së VETËVENDOSJE!-s do të shtohen arsyet që mërgimtarët të kthehen në atdhe”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/