Telegrafi

Kurti pranon urime nga presidenti i Zvicrës: Falë diasporës, vendet tona janë fort të lidhura

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin në emër të Këshillit Federal të Konfederatës ka uruar kryeministrin Albin Kurti për detyrën e kreut të ekzekutivit.

Parmelin ka thënë se falë diasporës, Zvicra dhe Kosova janë fort të lidhura fortë.

“Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore, bazuar në besim të ndërsjellë. Falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, të dy vendet tona janë gjithashtu fort të lidhura si në aspektin njerëzor ashtu dhe kulturor”, thuhet në letrën e dërguar Kurtit.

Në fund, presidenti i Zvicrës ka shkruar se, pret që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë. /Telegrafi/