Telegrafi

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-ocha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Chan-ocha.

Kryeministri i Mbretërisë​së Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë.

Në letrën adresuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar. /Telegrafi/