Site icon Telegrafi

Kurti pranon letër nga Sekretari i Përgjithshëm i OECD, Angel Gurria

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik,  Angel Gurria.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se Gurria shprehu solidaritetin me Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

“Kjo krizë e paprecedentë për kohët tona po e teston kapacitetin tonë të përbashkët për të reaguar dhe bashkëpunuar. Gurria, siguroi Kryeministrin në detyrë Kurti se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është e gatshme që të angazhohet dhe të mbështesë Qeverinë në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur ekonominë pas situatës së krijuar me virus”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se Gurria u shpreh se çdo krizë e madhe vë në pah mundësitë për të rimenduar sistemet tona.

“Para vetes kemi një mundësi unike për të transformuar mënyrat se si prodhojmë, konsumojmë dhe sillemi”./Telegrafi/

Exit mobile version