Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë.
Kurti, përmes një postimi në platformën “X”, ka treguar se e ka takuar personalisht në vitit 1998.
“Thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidanow. Mbaj mend që e takova personalisht në vitin 1998, dhe dhjetë vjet më vonë, ajo u bë ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë. Ne jemi mirënjohës për shërbimin e saj”, ka shkruar Kurti në X.
I was deeply saddened to hear about the passing of Ambassador Tina Kaidanow. I remember meeting her in person in 1998, and ten years later, she became the first U.S. ambassador to Kosova. We are grateful for her service and extend our heartfelt thoughts to her family and friends.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 17, 2024
Diplomatja amerikane, Tina Kaidanow ka vdekur të mërkurën në moshën 59 vjeçare.
Kaidanow shërbeu në një sërë pozicionesh të larta në Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Ishte e njohur për punën e saj si ambasadore e SHBA-së në Kosovë nga viti 2008 deri në 2009, ku shërbeu si ambasadorja e parë amerikane pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/