Site icon Telegrafi

Kurti për sulmin e 11 shtatorit 2001: Ngjarje që tronditi gjithë njerëzimin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit në kullat binjake në Amerikë, në të cilin sulm, mbeten të vdekur 2996 viktima e u plagosën e dëmtuan mijëra të tjerë.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ngjarje ka tronditur gjith njerëzimin, por edhe ka bashkuar popujt në luftën kundër terrorizmit.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati historik i Kosovës dhe i shqiptarëve, përkujtojnë 17 vjetorin e sulmeve terroriste që ndodhën në 11 shtator të vitit 2001.

Në ato sulme vdiqën 2996 viktima e u plagosën e dëmtuan mijëra të tjerë.

Ajo ngjarje tronditi gjithë njerëzimin, dhe prej atëherë një pjesë e vendeve të botës, ku ndër to edhe Kosova e jep kontributin e vet, janë angazhuar në luftë kundër terrorizmit. Sulmi mbi popullatat civile, marrja e jetëve të të pafajshmëve, janë të papranueshme dhe duhen luftuar prej të gjithëve.Sot, si edhe në vitet e shkuara, populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan dhe sidomos me familjet e viktimave”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version