Telegrafi

Kurti: Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishterë, për festën e Krishtlindjes.

“Uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai deklaroi se lindja e Krishtit përcjell porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë.

“Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë”, us shpreh kreu i Qeverisë së Kosovës. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar. Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Kurti.

Kurti, me ftesë nga Ipeshkiva e Kosovës, mori pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje. Në qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Kryeministri Kurti i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë​ Krishtlindje të gëzuar. /Telegrafi/