Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar strehimin e afganëve në Kosovë, një vit më parë, të cilët u evakuuan pasi talibanët u rikthyen në pushtet në Afganistan.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se për një vit, Kosova ka strehuar 1,798 afganë.
“Në këtë ditë të një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka shkruar Kurti.
On this day one year ago, we welcomed the very first group of Afghan citizens who had left their home amidst chaos and uncertainty. Since then, Kosova has provided shelter to 1.798 afghans. We are partners to our allies and an ally to those who need a helping hand. https://t.co/Y5G7t6z1I5
— Albin Kurti (@albinkurti) August 29, 2022
Më 16 gusht të vitit 2021, Kosova miratoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të strehuar një numër afganësh që kishin punuar me forcat e huaja, pasi talibanët morën Kabulin në mes të gushtit.
Grupi i parë i shtetasve afganë arriti në Kosovë më 29 gusht të vitit 2021. Ata ishin transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane. /Telegrafi/