Site icon Telegrafi

Kurti për konfiskimin e armëve në Zveçan: Fitoi shteti ligjor, edhe KFOR-i ishte i pranishëm në aksion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Zveçan ku është bastisur një depo armësh ku u sekuestruan një sasi e konsiderueshme armësh.

Sipas njoftimit të kryeministrit të pranishëm gjatë aksionit kanë qenë edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Kurti ka thënë se armët kanë pasur të shpërndahen te bandat e dhunshme në atë pjesë të Kosovës.

”Një tjetër fitore për shtetin ligjor dhe organet e sigurisë. Sot Policia  e Kosovës në prani të trupave të KFOR-it bastisi një depo armësh në Zveçan që ishte përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë dhe për t’ua shpërndarë ato bandave të dhunshme. U konfiskuan armë ushtarake si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë“, ka shkruar Kurti të martën.

Më parë, për këtë çështje kishte reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishte dhënë detaje për aksionin.

Lexo po ashtu Policia me detaje të reja për armatimin në Zveçan, Elshani: Kishte edhe municion të kalibrit që përdoret nga NATO – rast interesant për t’u hetuar

”Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it. Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës”, ka shkruar ndër tjerash Sveçla, të martën.

Lexo po ashtu Armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv – Policia gjen armatim në Zveçan

Policia e Kosovës në një konferencë ka shprehur habinë e saj se ndër armët dhe municionet e konfiskuara kishte lloje të tilla që përdoren nga shtetet e NATO-s.

Policia tha se kjo çështje është interesante për t’u hetuar se si këto armë kanë rënë në duart e këtyre bandave./Telegrafi/

 

Exit mobile version