Site icon Telegrafi

Kurti për çështjen e mandatarit Hoti: Kushtetuesja të lejohet të punojë në qetësi për vendim profesional 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha sot Gjykata Kushtetuese duhet të lejohet të punohet në qetësi lidhur me çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë Hoti.

Kurti pas vizitës në Aviacionin Civil të Kosovës tha se Gjykata Kushtetuese i ka aktgjykimet e saj nga rastet e mëhershme, ekziston përvoja dhe praktikat e mëhershme dhe se duhet të lejohet të punojë në qetësi, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese pezullon deri më 29 maj dekretin e Thaçit për Qeverinë e re

“E kemi Kushtetutën tonë dhe të punojë në qetësi për vendim profesional e meritor”, tha ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Thaçi pasi dekretoi Avdullah Hotin, menjëherë pas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit. /Telegrafi/

Exit mobile version