Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur për programin qeverisës.
Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane “Blick”, ka thënë se prioritetet e qeverisë së tij do të jenë të ndarë në pesë shtylla: Ekonomi, Arsim, Drejtësi, Shëndetësi dhe Siguri.
Ai është shprehur se së shpejti do të fillojnë reformat në këto fusha, ndërkaq prioritet do t’i jepet arsimit, pasi ka thënë se Kosova nuk e ka të harmonizuar tregun e punës.
“Mbi 90 për qind e ndërmarrjeve nuk i kanë të punësuar mbi 10 punëtor që janë të kualifikuar. Kjo po iu kushton shumë atyre sepse po duhet të paguajnë punëtor që nuk janë të kualifikuar. Ne duhet të punojmë që të harmonizojmë tregun e punës me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjeve”, tha Kurti, duke theksuar se, një ndihmë e madhe do të ishte sistemi i arsimit gjerman dhe ai zviceran.
Duke folur për mërgatën shqiptare, ka thënë se është një potencial i cili do t’i ndihmonte shumë vendit.
“Ne kemi diasporë të madhe dhe të fuqishme. Mundësia për të investuar në Kosovë do të ndihmonte ekonominë e vendit. Kjo arrihet kur ne të krijojmë një ambient të barabartë, duke luftuar krimin dhe korrupsionin”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë, ka shtuar se ai nuk i frikësohet detyrës.
“Qytetarët kanë vënë rregullat e lojës. Tani ka marrë fund. Nuk ka lojë pa rregulla. Nuk kam pse të frikësohem nga detyra. Besimin e kemi nga qytetarët. I kam përzgjedhur 15 ministra, nga ato pesë femra “, shtoi Kurti.
Kurti foli edhe për barazinë gjinore dhe punësimin, duke thënë se do të rris numrin e çerdheve.
“Do të bëjmë përpjekje tutje që të shtojmë numri e çerdheve në Kosovë. Kështu secila femër do të kishte më shumë mundësi të punonte. Kjo do të kontribuonte edhe në edukimin e brezave të ardhshëm. Aktualisht janë 33 çerdhe, ne do të përpiqemi që këtë numër ta arrijmë në 150. Korrupsioni është tek pozitat kyçe të shtetit. Po të ishte përhapur gjithandej, opozita nuk do të mund të fitonte asnjëherë”, përfundoi kryeministri Kurti, njofton Telegrafi.
Interivsten në gjermanisht mund ta gjeni KËTU.