Site icon Telegrafi

Kurti për Astrit Deharin: Kemi humbur diellin por jo edhe dritën, Astriti ishte yll!

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në ceremoninë e varrimit të Astrit Deharit tha se kërkojnë drejtësi, dhe një hetim të pavarur ndërkombëtar.

“Në një shtet demokratik dhe shtet i së drejtës në burg duhej të ishte i sigurt. Në Kosovë edhe të mbysin në burg edhe askush nuk jep përgjegjësi”, tha Kurti.

Ai shoti se me vdekjen e Astrit kemi humbur diellin por jo edhe dritën.

“Kemi mbetur pa diellin por jo pa dritën në këto ditë të zeza, kemi humbur diellin por kemi një natë me mijëra yje. Astriti ishte yll”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nuk ka vdekje që na ndalë e na ndanë.

“Pas vdekjes ngihet jeta e kudo ushton trumbeta. Lavdi këtyre pakë viteve të jetës së Astritit. Ditët janë të zeza por netët janë të ndritshme”, theksoi Kurti.

Ai u shpreh se Astriti priste ardhjen në jetë të fëmijës së tij./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike
Exit mobile version