Site icon Telegrafi

Kurti për 22 vjetorin e Betejës së Çabratit: E kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 22 vjetorin e Betejës së Çabratit.

Kurti me anë të një shkrimi i Facebook thotë se, përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në këtë betejë kanë ra dëshmorë e 22 ushtarë të UÇK-së, ndërsa u vranë nga forcat serbe 107 civilë.

“Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe. Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1,022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet. 22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version