Site icon Telegrafi

Kurti: Pasi 16 vjeçarët kanë të drejtë të punojnë, duhet edhe të votojnë

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar disa nga pikat e programit të tyre për Drejtësinë, kur të vijnë në Qeveri.

Ai ka përmendur se do të punojnë për një shtet të se drejtës, ku truprojat dhe xhipat më shumë do të shihen parë prokurorëve dhe gjyqtarëve sesa afër politikanëve.

Kurti ka thënë më tej se 16 vjeçarëve kur ata të vijnë në Qeveri, do tu lejohet që të votojnë.

“16 vjeçarët do të kenë të drejtën e votës, pasi ata kanë të drejtë që të punojnë me këtë moshë, andaj edhe duhet tu lejohet e drejta për të votuar”, ka thënë Kurti.

“Ne kemi moshën mesatare më të renë në rajon dhe disa vende të Evropës”.

Kurti ka theksuar me tej se do të krijojmë dhomën e veçantë të punës në gjykata, do të miratojnë ligjin anti-mafia, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version