Site icon Telegrafi

Kurti pasi takoi emisarin e Gjermanisë: Shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës duhet të trajtohen si gjë normale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Lexo po ashtu Sarrazin: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhen poshtë marrëveshjet

Sarrazin ka takuar sot edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version