Site icon Telegrafi

Kurti pas takimit me Borrell, thotë se dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe të rinisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për takimin me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti e ka konsideruar takim të frytshëm ndërkaq ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe të rinisë.

“Diskutim i frytshëm sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Theksova se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rinisë. Bashkimi Evropian është një fuqi për të mirë dhe mbetet i domosdoshëm për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërkaq, Borrell në intervistë për Telergafin ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që të ecë përpara me vendosmëri dhe të përmbushë pritjet e njerëzve.

Duke folur për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet që sa më parë ta kenë një marrëveshje finale, e cila i zgjidhë të gjitha problemet e hapura. /Telegrafi/

Exit mobile version