Telegrafi

Kurti: Pas miratimit të ligjeve për Ushtrinë, shpejt u shtrinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të Rezolutës për dialogun me Serbinë, duke thënë se me këtë dikush donte ta zvogëlonte entuziazmin popullor për ushtrinë.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë”

Postimi i plotë i Kurtit:

“U shtrinë

Ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë. Punësimi e drejtësia, arsimi e shëndetësia, buxheti i ri për FSK-në, të gjitha këto presin, ama dialogu me Serbinë është çështje urgjente, thanë mbrëmë! Kush donte ta zvogëlonte entuziazmin popullor për ushtrinë në Kosovë? Paj, askush si Serbia. Ishte çështje urgjente kjo. Andaj shpejt u shtrinë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/