Site icon Telegrafi

Kurti: Parimi i reciprocitetit për targat është i panegociueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të hënën se parimi i reciprocitetit për zgjidhjen lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm.

Para gazetarëve, Kurti tha se më 21 prill është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për këtë marrëveshje.

“Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej të merreshim vesh për targat. E di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërsa për aspektet teknike e kemi grupin tonë dhe kryenegociatorin që po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, e di që është e padiskutueshme dhe e panegociueshme parimi i reciprocitetit si parim për çdo zgjidhje”, u shpreh ai, gjatë homazheve që bëri të hënën te shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti.

Lexo po ashtu Petkoviq i sheh si kërcënim deklaratat e Kurtit për marrëveshjen e targave

Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi./Telegrafi/

Exit mobile version