Site icon Telegrafi

Kurti para deputetëve: Nuk mund të ketë Asociacion një etnik në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës theksoi se në të gjitha takimet e deritanishme ka potencuar përkushtimin e Kosovës që sa më shpejt të arrihet dakordimi final rreth propozimit të BE-së, të mbështetur nga Franca e Gjermania.

Ai tha se Propozimi i Bashkimit Evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe janë të interesuar të punojnë sa më intensivisht që të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët, por sipas tij nuk mund të ketë Asociacion një etnik në Kosovë.

Lexo po ashtu Kurti tregon gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit

“Kërkojmë nga Zyra e përfaqësuesit Borrell që sa më parë të ftojë për takime të shpeshta e të rregullta në mënyrë që të avancojmë me marrëveshjen…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kryeministri më tej shtoi se si gjithnjë deri tani është i gatshëm që me konstruktivitet maksimal të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme dhe po ashtu të sigurohen për mekanizma që garantojnë implementim të plotë të saj.

Ai tha më tej se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

“Nuk mund të jetë Asociacion monoetnik dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimin horizontal me komunat”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Sipas tij, kusht tjetër është që para formimit të Asociacionit, të shuhen strukturat ilegale të Serbisë edhe bëhet dorëzimi i armëve ilegale. /Telegrafi/

Exit mobile version