I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar zhvillimet e sotme gjatë Seancës Konstituive, ka thënë se “po vërtetohet që ata e duan pushtetin veçse për vete”.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në seancën e sotme “Mësuam atë që e kemi ditur”.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Mësuam atë që e kemi ditur. E duan pushtetin veçse për vete, e duan veten veçse në pushtet, aq të painteresuar saqë edhe të paaftë, të mendojnë për shtetin e të gjithëve.
Ne jemi këtu dhe gjithnjë, sepse e duam Republikën parlamentare, që e do një kryetar kuvendi përbashkues”, (sic), ka shkruar Kurti. /Telegrafi/.