Site icon Telegrafi

Kurti me ofertë për mërgimtarët, pronarë biznesesh që duan të investojnë në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të dielën ka ftuar mërgimtarët që të investojnë në Kosovë.

Në platformën Facebook, Kurti tha se këtë vit për bashkëatdhetarët përfshihet edhe një dritare garantuese kreditore.

Sipas tij, përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre.

“Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, pakoja jonë mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen”.

“Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë. Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah. Mirë se vini”, shkroi Kurti./Telegrafi/

Exit mobile version