Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar sukseset e Qeverisë gjatë vitit 2022 në fushën e drejtësisë.
Kurti, përmes një postimi në Facbook, ka thënë se gjatë vitit 2022 “kemi qartësuar e trasuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit do të jetë Kuvendi i Republikës”.
Më tej ai ka thënë se është Miratuar Strategjia e Sundimit të Ligjit; Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Planin e veprimit për vitet 2022-2026”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
“Lansuam Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale; Ndryshuam Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje; Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar ai.
Ai gjithashtu ka thënë se “sshtë miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale. Është miratuar në lexim të parë Projektligji për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Miratuam Planin e Veprimit për zbatimin e projektit ‘Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë’”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/