Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas aksionit të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe arrestimit të dy zyrtarëve lidhur me “aferën e vajit dhe grurit”.
Kurti pas ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar’, nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
“… Ju ftoj të gjithëve që nga sot, më datë 18 gusht të aplikoni për masën e tertë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur.
Për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që ju interesojnë deklarohemi sot gjatë ditës”, është shprehur kryeministri. /Telegrafi/