Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot pas vizitës në Autoritetin Civil të Kosovës tha se Kosova është shtet i pavarur, e ka Kushtetutën dhe ligjet e veta dhe se do to të punojë me dijen dhe kompetencat që ka dhe në këtë nuk do të mund t’i pengojë as insinuatat, qofshin ato edhe presidenciale.
Kështu u përgjigj Kurti i pyetur pas akuzave të presidentit Hashim Thaçi për Kurtin, Xhelal Sveçlën dhe Arben Vitinë se duhet të japin përgjegjësi për shtytjen në vetëvrasje të të riut nga Gjilani.
“Ndodhemi në një institucion shumë të rëndësishëm dhe herëve tjera mund të bëj ndonjë koment për këtë pingpongun politik që nuk na ndihmon as në aspektin e shtetndërtimit, zhvillimit e as të menaxhimit të pandemisë COVID-19”, tha ai, raportopn Telegrafi.
“Kosova është shtet i pavarur dhe e ka Kushtetutën dhe ligjet e veta. Unë punoj me gjithë dijen dhe kompetencat që kam dhe nuk do të mund të na pengojnë insinuatat e tilla qofshin edhe ato presidenciale”, tha ai.
Kurti u përgjigj edhe rreth mundësisë së dërgimit të mjekëve në Luginë të Preshevës.
“Jemi qeveria e parë që e kemi ndihmuar me gjysmë milionë euro Luginën. Do të vazhdojmë ndihmën tonë në mënyrë dhe kohën që e vlerësojmë se është më e dobishme dhe më e drejtë”, tha ai. /Telegrafi/