Site icon Telegrafi

Kurti: Nuk ka më situata kur në ministri vinin me farefis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kritikat se pushteti po punëson të afërm janë vetëm për ta njollosur, por jo se ka diçka të vërtetë në to.

Kurti ka shtuar se duhet të dallohet shërbyesi civil me të emëruarin politik dhe se ai nuk mund ta emërojë dikë që nuk përputhet me programin e bindjen e njëjtë.

Ai ka përmendur edhe disa veprime që ish-krerët e ekzekutivit patën marrë vitet e kaluara, e shtoi se ato praktika po mundohet t’i ndalë. Ndër to përmendi rritjen e rrogës, një vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Nëse ka ndonjë rast individual të ndonjë lidhje të ndokujt nuk është bërë sepse e ka pasur këtë lidhje familjare por sepse është profesionist i spikatur, e dyta, duhet ta dallojmë shërbyesin civil nga i emëruari politik. Unë ministra e ata këshilltarë të tyre, nuk mund t’i emërojnë njerëzit që nuk përputhen në bindje dhe nuk e pranojnë programin dhe nuk e kanë një lidhje me ta. Çfarëdo krahasimi me të kaluarën është i pavend. Herën e kaluar kur në fund në pranverë 2020 doli që afër 50 persona në borde u vendosën, prej tyre 4 dolën me libreza të VV-së, të flitej për ata 4, tash s’janë as ata katër. Meqë nuk mund të flasim se si unë ja rrita rrogën veten për të blerë kravata, meqë nuk mund të flasim si shkova unë për skijim, meqë nuk kemi skandale të këtilla atëherë përpiqen të gjejnë njolla edhe aty ku s’ka”, ka thënë Kurti në rtk.

Situatat kur “në ministri vinin me farefis”, ka thënë Kurti, nuk ekzistojnë në qeverinë e re.

Kurti po ashtu ka deklaruar se gjatë 100 ditëshit të punës së kësaj qeverie janë bërë punë të shumta.

 

Exit mobile version