Site icon Telegrafi

Kurti: Nuk bën të zgjedhim mes SHBA-së dhe BE-së, na duhen të dyja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për medie foli në lidhje me qëndrimet e tij për tarifën 100 për qind, për dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në.

Kurti tha se është gabim nëse zgjedhim mes SHBA-së dhe BE-së, pasi ato na duhen të dyja dhe nuk e zëvendësojnë nnjëra-tjetrën.

“Ne kemi dhe do të kemi partneritet të gjërë dhe aleancë me SHBA-në. Amerika dhe Evropa na duhen që të dyja. Është gabim të thuash po Evropa e jo Amerika, apo po Amerika e jo Evropa. Po Amerika e po Evropa, që të dyja”, tha Kurti.

Ai foli edhe për bisedën që kishte pasur sot gjatëditës me përfaëqsuesin e lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtem, Josep Borrell.

“Sot kam pasur një bisedë gjysëmorëshe telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Borrell. Kemi biseduar për masat dhe përpjekjet tona për parandalimin e përhapjes së virusit Corona, për sukseset dhe të arrituart tona dhe për ndihmën e përkrahjen që kemi nevojë. Në çështjenn e dialogut e njoftova Borrell me një model për dy ekipet e dialogut të Kosovës me Serbinë: njëri politik-përfaqësues, kurse tjetri këshillues-profesional. Ekipi politik do të kishte 10 anëtarë gjithsej: Kryeministri, Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, dhe, nga një anëtar i secilës parti parlamentare: LVV, LDK, PDK, AAK-PSD, LS, Nisma-AKR dhe Grupi 6+”, tha Kurti në konferencën për medie.

“Për ekipin tjetër këshillues-profesional ku do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, për temat të cilat do të ngriten në të ardhmen”, u shpreh Kurti.

Ai foli edhe për tarifën 100 për qind, ku theksoi se ai ende mendon se qëndrimi i tij është më i drejti.

”Sa i përket tarifës kam shprehur qëndrimin tim që edhe sot mendoj se është edhe më i miri edhe më dobishmi edhe më i drejti. Eky është zëvendësimi gradual me reciprocitetin ndaj Serbisë, me këtë rast ne do të bënim hapin e parë e të shohim reagimin. Serbia do të duhet të ndal fushatën për mos-njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj nga organizatat. Edhe Grenell e ka vlerësuar vendimin tim si gjysmë-masë. Më mirë gjysmë, se fare. Ky është qëndrimi dhe kjo është qasja më racionale në kontekstin me racional”, tha Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version