Telegrafi

Kurti niset drejt Parisit, do të merr pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Francës, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti sot ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes”, konfirmoi ai.

Forumi i Paqes që do të mbahet në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron. Diskutimet do të mbahen gjatë të enjtes dhe të premtes mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete.

Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018./Telegrafi/