Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Ai ka filluar t’i përshëndet me bërryl e jo me dorë të gjithë mysafirët në takimet zyrtare të tij.
Një veprim të tillë Kurti e bëri sot gjatë takimit me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Madje për këtë veprim bëri të ditur vetë shefi i EULEX-it, përmes një postimi në Twitter.
“Përshëndetja me bërryl si parandalim ndaj coronavirusit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të shmangur përshëndetjen zyrtare me shtrëngim duarsh gjatë takimit tonë të sotëm në Prishtinë”, ka shkruar, Wigemark. /Telegrafi/
#COVID-19 precautionary elbow greeting with Prime Minister of #Kosovo, Albin Kurti, to avoid a formal hand shake at our meeting today here in Pristina. @albinkurti @EULEXKosovo pic.twitter.com/nbV7xz4qqn
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) March 12, 2020