Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ngushëlluar familjen e akademik Nexhat Dacit, pas humbjes së jetës së djalit të tyre, zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.
“Mora vesh lajmin e trishtë të vdekjes së Arian Dacit prej një aksidenti natyror, një orteku të borës në Brezovicë. Arian Daci ishte zv. ministër në qeverinë e Kosovës dhe djali i kryetarit të AShAK-ut, z.Nexhat Daci.
I shprehim ngushëllimet tona për familjen e tij, miqtë e të afërmit, si dhe bashkëpunëtorët e tij, për këtë humbje në moshë kaq të re”, ka shkruar Kurti në Facebook.