Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.
Në këtë aktivitet po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të gjithë krerët e qeverive të rajonit.
“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do ta ndihmojnë Kosovën jashtëzakonisht”, tha Kurti në samitin e BERZH-it, përcjell Telegrafi.
#EBRDwb: regional #inter connectivity north south 🚆 railway, regional cooperation in the framework of 🇪🇺 EU integration are key for Kosovo 🇽🇰
“We have enormous diaspora and investments from them would help Kosovo 🇽🇰 enormously, “says @albinkurti pic.twitter.com/fSieleiEdr
— The EBRD (@EBRD) February 24, 2020
Kryeministri Kurti në këtë samit është takuar për herë të parë me homologen serbe, Ana Brnabiq.
Ky samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale.
Aktualisht BERZH në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka investuar mbi 12 miliardë euro.
Samiti do të fillojë me një seancë të nivelit të lartë për të diskutuar vizionin e përgjithshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mundësitë për investime. Kjo do të pasohet me një panel diskutimi për “Energjinë e gjelbër në Ballkanin Perëndimor”. /Telegrafi/