Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po i prin protestës kundër presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se populli sot e dëshmoi se është i gatshëm ta mbrojë Republikën nga ky president.
“Protesta e popullit të Kosovës kundër aventurave akrobacioneve e lojërave të rrezikshme të këtij presidenti dëshmon se populli e do Republikën dhe është i gatshëm ta mbrojë nga vetë ky president. Thaçi është president me një këmbë, tepër i brishtë dhe i brengosur për karrigen e tij”, ka thënë Kurti.
Ai i ka thënë se presidenti po bënë gjeste dhe inskenime komike të cilat mund të kenë pasoja tragjike.
“Ky president nuk ka mandat nuk ka platformë, sot u pa se nuk ka as popull. Ai bënë gjeste dhe inskenime komike por duhet të kemi kujdes se pasojat mund të jenë tragjike”, tha Kurti. /Telegrafi/