Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencë për medie ka bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdohet me fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër COVID-19.
Ai tha se ashtu siç është planifikuar, me datë 18 maj do të fillohet me hapjen e disa bizneseve.
“Hapja e fazës së dytë mund të vazhdoj me 18 maj asht siç është planifikuar. Tashmë kur do të marrim vendim nga faza e parë në të dytën, duhet të punojmë që së bashku të ulim infektimet”, tha Kurti në konferencën për medie.
Nga e hëna do të rihapen këto biznese:
Floktarët dhe sallonet e ondulimit;
Stomatologët dhe fizioterapeutët;
Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër;
Gastronomia, merre me vete;
Transporti hekurudhor;
Transporti urban dhe ndër-urban – me leje të veçanta;
Qendrat e thirrjeve telefonike – me lista të stafit esencial, si dhe
Hapja e galerive dhe muzeve.
Kurti bëri të ditur se tashmë do të shtohet edhe një orë në orarin në lëvizjes së qytetarëve, duke sqaruar se do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes, por se tani brenda ditës qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë, dy herë në ditë nga dy orë. /Telegrafi/