Site icon Telegrafi

Kurti: Nesër do të takohem me kryetarin e BSPK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të takohet me kryetarin e Bashkimit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Ai pas vizitës në termocentralin “Kosova A” dhe “Kosova B”, tha se masat për kursimin e energjisë elektrike varen nga puna e institucioneve të pavarura.

“Unë nesër në mëngjes kam takim me kryetarin e BSPK-së dhe më pastaj natyrisht që do të zhvilloj takime edhe me degët, por një herë më kreun”, ka njoftuar Kurti, transmeton KP.

Në debatet e zhvilluara gjatë kësaj jave në Kuvendin e Kosovës, Kurti është kritikuar për mos-takimin me përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës dhe në lidhje me Ligjin e Pagave.

Exit mobile version