Telegrafi

Kurti nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë qëllimi ynë

Ish-kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet të cilit kërkohen zgjedhje.

Kurti tha se zgjedhjet janë qëllimi i tyre politik, pasi janë parim i shkelur demokratik.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkroi Kurti. /Telegrafi/