Drejtor Ekzekutiv Instituti për Studime Evropiane dhe Global, Jeton Halimi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me shqiptarët në rajon.
Ai theksoi se Edi Rama e fali Kurtin që u fut në zgjedhjet e Shqipërisë, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, nëse Kurti merr dhe njëherë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, do të arrestohet nga autoritetet ligj-zbatuese.
“Kurti u fut dhe tek zgjedhjet e Shqipërisë por, që ishte i pasuksesshëm. Rama në një mënyrë e fali. Në Maqedoni ishte herën e kaluar Kurti, por mori mesazhin e qartë nga institucionet që edhe njëherë nëse futet atje, mund të arrestohet nga organet ligj-zbatuese.
Mendoj se nuk është koha që Kurti të bëjë përçarje, asnjë lëvizje vetëm e vetëm për të qenë një “sulltan’ në vendet ku ka shqiptarë. Mendoj se këto veprime nuk i bëjnë mirë as Kosovës dhe as shtetit ku janë shqiptarët. E vetmja parti që përfaqëson shqiptarët në Maqedoni është Ali Ahmeti. Nëse nuk do ishte Ahmeti shqiptarët nuk do i kishin ato të mira siç i kanë tani në Maqedoni”, tha ai.