Site icon Telegrafi

Kurti në Vjenë: Qëndrojmë të përkushtuar për rritjen e masave të sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të Kosovës

Në kryeqendrën e Austrisë, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Siç njofton Kryeministria, para të pranishmëve, në fjalën e tij përshëndetëse, ai u shpreh shumë i nderuar të qëndrojë para tyre, në këtë ngjarje, të bashkuar nga një vizion të përbashkët për prosperitetin e rajonit.

Kurti tha se në kohë si këto bota është e mbushur me skena konflikti, ky organizim bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse ai nënvizon domosdoshmërinë për të qëndruar së bashku, për të folur së bashku dhe të punuar së bashku.

“Takimi ynë këtu nuk është thjesht një traditë vjetore; është një riafirmim i agjendës sonë të përbashkët përballë vështirësive. E ardhmja jonë është e ndërthurur me mirëqenien e çdo vendi të përfaqësuar në këtë sallë, të kontinentit tonë evropian dhe Bashkimit Evropian si fati ynë që ne përqafojmë, me çdo komunitet që premtojmë t’i shërbejmë dhe me frymën kolektive që mishëron ky forum” deklaroi ai.

“Ne qëndrojmë të përkushtuar për rritjen e masave të sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të Republikës sonë, por si një përkrahës aktiv i paqes dhe sigurisë rajonale”.

“Takimi ynë këtu nuk është thjesht një traditë vjetore; është një riafirmim i axhendës sonë të përbashkët përballë vështirësive. E ardhmja jonë është e ndërthurur me mirëqenien e çdo vendi të përfaqësuar në këtë sallë, të kontinentit tonë evropian dhe Bashkimit Evropian si fati ynë që ne përqafojmë, me çdo komunitet që premtojmë t’i shërbejmë dhe me frymën kolektive që mishëron ky forum”.

Në përmbyllje të fjalës së tij,  Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për besimin, partneritetin dhe vlerësimin e Forumit Ekonomik të Vjenës.

 

Exit mobile version