Site icon Telegrafi

Kurti në takim me Viola von Cramon: Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se  zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

“Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj. Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim.

Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian./Telegrafi/

 

Exit mobile version