Ekonomia e Kosovës ka filluar të shënojë ngritje dhe sipas projeksioneve rritja do të arrijë në 7.9 për qind të Prodhimit Vendor Bruto.
Kështu ka njoftuar kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Ekonomia ka filluar të shënojë ngritje dhe sipas projeksioneve rritja do të arrijë në 7.9 për qind të Prodhimit Vendor Bruto. Është shënuar progres edhe në eksporte dhe mbledhje të tatimeve”, thuhet në njoftimin Qeverisë së Kosovës.
Kurti dhe Veliaj kanë diskutuar për pandeminë COVID-19 dhe ecurinë e procesit të vaksinimit në të dy shtetet. /Telegrafi/