Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve.
Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali. /Telegrafi/