Telegrafi

Kurti në Slloveni: Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti ka thënë se respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai këto komente i ka bërë në Forumin e Bledit.

”Mesazhe inkurajuese nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor. Unë i bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”, ka shkruar Kurti, në platformën X (ish  Twitter) të dielën.

Lexo po ashtu Forumi i Bledit “bashkon” Kurtin me Ramën, Fajon: Sllovenia do të punojë shumë për ta sjellë Ballkanin më afër BE-së

Ai po ashtu është takuar atje edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo është hera e parë që janë takuar Kurti dhe Rama që nga anulimi  i mbledhjes së dy qeverive për shkak të zhvillimeve në Veriun e Kosovës./Telegrafi/