Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, i cili do të mbahet në Bled të Sllovenisë.
Kurti do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.
Ndërkohë, mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.
Kurti, ka deklaruar se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.
Ai ka shkruar se ka bërë thirrje për qasje të bazuar në vlera “të fokusuara në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”. /Telegrafi/