Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë në rrjetin social “X” një pjesë të fjalimit të tij në Forumin e Paqes në Paris.
Kurti nga kryeqyteti i Francës ka thënë se një lider i korruptuar cenon sigurinë kombëtare.
Ai ka shtuar se duhet parë korrupsionin në termat e sigurisë kombëtare dhe jo vetëm në ata shkeljeve ligjore dhe dëmit të ekonomisë.
“Kur keni një udhëheqës të korruptuar… ju keni një cenueshmëri të caktuar në sigurinë kombëtare. Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë”, është shprehur kryeministri. /Telegrafi/
“Whenever you have a corrupt leader…you have a certain vulnerability on national security. So we have to see the danger of corruption also in terms of national security not only in terms of legal violation and harm to the economy.” Part of my discussion at @ParisPeaceForum. pic.twitter.com/oiFb32pKUB
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2023